Kampionia evropiane dhe botërosa përfaqësuesja e Spanjës, e ka shumë të rëndësishme duelin sepse në rast të disfatës, gjasat për tu kualifikuar direkt në Brazil 2014, do të ishin minimale ngase me pozitën e dytë në grup, do të duhej të luante ndeshje në barazh, e kjo padyshim se nuk i konvenon shumë “stuhisë së kuqe” dhe trajnerit Vincente Del Bosque.
Pikërisht një lajm të mirë para këtij dueli e ka marr strategu më i mirë botëror për vitit 2012, pasi mesfushori Xavi Hernandez, është i gatshëm për lojë.
Xavi nuk luajti në barazimin befasueses 1:1 ndaj Finlandës për shkak të lëndimit, por për një ndeshje kaq të rëndësishme si kundër Francës, anëtari i Barcelonës do t’i shtrëngoj dhëmbët dhe të zbret në fushën e blertë.