Tuna: Jam shkolluar për babain

TunaBukuroshja bjonde, Tuna, thotë se shkollimin e lartë ajo e ka përfunduar vetëm për të kënaqur babain, pasi asgjë nuk i është nevojitur diploma. Tuna, e cila në fëmijëri ka filluar karrierën e saj në muzikë, është marrë edhe sport, por duke pasur primar shkollimin e mirë, pasi babai i saj dyshonte se ajo do të mund të kishte sukses në muzikë apo sport, fusha këto vështirë të depërtueshme në ballkan. “Babai ka qenë skeptik për karrierën time në muzikë dhe në sport, pasi në ballkan këto fusha nuk vlerësohen shumë. Ai këmbëngulte që unë t’i përkushtohem shkollimit”. “Por, kur unë diplomova, ia dërgova babait diplomën dhe i thashë: Ja, kjo është për ty, tani më lejo të bëj atë që di më së miri”, ka thënë Tuna për mediat shqiptare. Tuna shtoi se ajo nuk e ka ndërmend që të ndalet me shkollimin, pasi ka plane të mëdha në jetë, teksa ka potencuar se ajo ka shumë pak kohë për të ndarë me prindërit, për shkak të angazhimeve të shumta dhe koncerteve në vende të ndryshme.