Roma kërkon Etrit Berishën
Portieri i Kombëtares Shqiptare, Etrit Berisha, do të largohet nga skuadra e tij aktuale Kalmar. Menaxheri i portierit, Elver Raça në një intervistë për “Sport Ekspres”, ka theksuar se janë tri klube të Serie A, që kërkojnë Berishën, pa dashur të flas me emra. Përpos Bolognes, që është konfirmuar, si skuadra më e interesuara, janë edhe dy skuadra tjera në Serie A, që kërkojnë shërbimet e Etritit, ndërsa sipas fjalëve të manaxherit të lojtarit Eljver Raça, skuadrat që interesohen për Berishën, janë ato që do ti shesin portierët e tyre, e ndër skuadrat e mëdha italiane, që pritet ta largojë portierin titullar në merkaton e Janarit, është Roma e Aurelio Andreazzolit. “Sa i përket Berishës,jemi në bisedime me tre klube. Duam që gjithçka të mbyllet përpara fillimit të muajit janar në mënyrë që Etriti të fillojë punën në ditën e parë të hapjes së transferimeve. Mund të na thoni emrat e klubeve? Praktika jonë si menaxherë është që të mos përmendim emra, duke qenë se përmendja e emrave mund të prishë punë. Por mund të konfirmoj që bëhet fjalë për klube me emër italianë. Njëri prej tyre madje është superklub” shtoi Raça. Ajo çfarë mund t’ua konfirmoj është se njëri prej këtyre klubeve është Bologna. Edhe klubet e tjera mund ti merrni me mend, pasi janë klube që kanë ndërmend të shesin portierët e tyre titullarë. Mund ti kuptoni lehtësisht duke parë mediat italiane” përfundoi menaxheri Raça.