Merkato e dites
Real Madrid: Aguero
E ardhmja e Agueros eshte ne Real Madrid. Kete e ka bere te ditur vete faqja zyrtare e klubit madrilen. Ne Spanje, jane te sigurte se sulmuesi i City-t do Premier League-n per te qene i gatshem te kthehet ne qytetin spanjoll, ku ka jetuar me pare kur luante me Atleticon. Argjentinasi mezi pret te luaje me Realin, pasi keta te fundit kishin kohe qe e kerkonin.
Inter - Juve: Sanchez
Menjehere pas pauzes se ndeshjeve per Boterorin 2014, Inter dhe Juve kane nje shesh te ri beteje, San Siro-n. Ata kane edhe ne arsye te mire pr kete sfide: Alexis Sanchez. Te dyja klubet jane ne perpjekje te gjetjes se ofertave me te pershtatshme per te marre pelqimin e lojtarit, keshtuqe mund te fillojne tratativat me Barcelonen.
Zenit: Hulk
Braziliani Hulk ka tentuar te shuaje sirenat e alarmit te merkatove, qe vazhdojne te flasin ne emer te tij: “Jam i kenaqur me ecurine time te Zenit-t. Po jap maksimumin per kete fanelle, dhe nuk kam asnje qellim te le Rusine ne keto moment. Kam nje kontrate ende te gjate, dhe gjithcka ka ndodhur ne te kaluaren, eshte lene pas kraheve tashme”.
Bayern Munich: Robben
Robben eshte i paprekshem. Ky urdher ka ardhur drejtperdrejt nga Guardiola, qe ka bllokuar transferimin e holandezit deri ne fund te sezonit. Lojtari, i cili nuk eshte perdorur shume vitin e fundit ne skuader, do te beje pjese mesa duket, ne planet e ardhshme te trajnerit spanjoll.
Barcelona: Neymar
"Tani per tani Neymar luan me Santos dhe ka nje kontrate deri ne vitin 2014. Keshtuqe nuk kam asgje per te shtuar ne kete pike. Si spektator, mendoj se eshte nje futbollist spektakolar, nje nga ata qe do t’i bente te lumtur tifozet e Barcas, njesoj si Romario, Ronaldinho, Maradona apo Messi”- keto jane fjalet e presidentit te Barcelones Rosell.
Barcelona: Vilanova
Tito Vilanova do te jete trajner i Barcelones edhe sezonin e ardhshem. Ishte perseri Sandro Rosell ai qe ka dhene lajmin, dhe kesaj here e ka perhapur gjithandej: “Nga kendveshtrimi i klubit nuk ka asnje dyshim. E vetmja arsye qe ai te mos trajnoje me Barcelonen, do te ishte kerkesa e vete Tito-s per te hequr dore. Pra vetem vendimi i tij do ta ndalonte se qeni trajner i katalanasve. Por nese behet fjale per ne, padyshim qe do te qendroje. Nuk kemi menduar kurre ta zevendesojme, sidomos pasi kemi pare se ka dhene me shume nga pritshmerite qe kishim. Na pelqen, dhe do e mbajme”.
Napoli: Cavani nuk deshiron te largohet
“ Nese me pyesni per qendrimin tim ne Napoli, dua vetem te them ate qe di: futbolli eshte biznes. Ne Napoli ndihem shume mire dhe me trajtojne shume mire, por asnjehere nuk i dihet botes se futbllit. Nuk i dihet se ku mund ten a coje ky lloj sporti. Nuk eshte vetem vendimi im, por edhe ai i presidentit” – ka thene Cavani, duke mos dashur mbaje pergjegjesine e fjales se fundit.
Chelsea: Mourinho
Lajmi per largimin e Mou-t nga Reali sezonin e ardhshem, i ka dhene dore gazetave angleze te shpresojne. Por gazeta ‘The Sun’, eshte tashme e bindur: Mourinho do te kthehet te Chelsea, per te zevendesuar te ‘padeshiruarin’, Benitez. Psg dhe Inter, jane pistat dytesore.
Psg: Pastore
Javier Pastore nuk do te ike nga Psg. Mesfushori i francezeve, ka mohuar personalisht zerat e merkatove lidhur me largimin e tij ne fund te sezonit. “Do te kerkojme me te gjitha menyrat fitoren e kampionatit, qe me pas te organizojme qellimet tona per sezonin e ardhshem, qe me siguri do te me gjeje ne France”- ka thene ai.
Juve: Suarez
La Juve ka takuar Suarez-in. Ne Milano, Fabio Paratici dhe Antonio Conte kane takuar avokatin Branchini qe do te beje lidhjet me lojtarin. Eshte i njejti avokat qe ka beret e mundur transferimin e Guadioles te Bayern Munich. Drejtuesit e Juves jane ende ne studim te situates, ndaj kjo ceshtje ka qene deri tani teper e fshehte.
Borussia: Gotze
Alarm spanjoll dhe anglez per Gotze-n. Qender-sulmuesi i Borussia Dortmund ka perzemer Premier Ligen dhe La Ligen prej kohesh: “Kur te krkojne skuadra si Real Madrid, Barcelona apo Manchester United, nuk ka mundesi te mos ndihesh i lumtur. Cdo lojtar enderon te jete pjese e ketyre klubeve. Por nuk kam ndermend momentalisht te largohem nga Borussia Dortmund. Jemi duke ecur shume mire kete sezon”- ka thene lojtari. Ai ka 34 ndeshje zyrtare me klubin gjerman, ka shenuar 14 gola, 2 prej te cileve, ne Champions League.
Real Madrid: Mourinho
Trajneri i Real Madrid, Jose Mourinho, ka folur per te ardhmen e tij gjate ceremonise se ditelindjes se tij te 50-te: “Te gjithe e dine se kam shpirt aventurier. Mund te ndodhin gjera qe as nuk i imagjinoni. Prandaj ende nuk di te jap nje pergjigje se ku do jem sezonin e ardhshem. Megjithate nuk eshte e thjeshte te largohesh nga nje sezon si ky i ketij viti”- ka thene trajneri. Megjithate eshte tashme e sigurte se ai do te largohet nga Reali, ne fund te sezonit.
Serbia: Mihajlovic
Ndeshja kunder Kroacise e ka vene ne pikepyetje te ardhmen e Sinisa Mihajlovic ne bankinen e Serbise. Trajneri ka shpallur qe nuk ka asnje qellim te heqe dore, gjithesesi: “Vetem federate e futbollit ka fjalen e fundit mbi qendrimin tim, ose te pakten ka fjalen e fundit per udheheqjen e kombetares serbe”- ka thene ai.
Real Madrid: Conte
Nese Jose Mourinho do te largohet nga real Madrid, Florentino Perez do te ftonte Antonio Conten ne pozicionin e tij. Ne keto kushte, do te ishte nje zevendesim i merituar. Klubi madrilen e ka vene tashme ne dijeni Conte-n mbi kete mundesi, por nuk ka marre ende pergjigje nga pala tjeter.