Jo vetëm Milan pas Mattia Perin (FOTO LAJM)

Portieri i Pescaras, Mattia Perin është një nga surprizat e bukura të këtij kampionati dhe Milani e kërkon për të zëvendësuar Christian Abbiatin. Adriano Galliani ka nisur tratativat me presidentin e Genoas, Enrico Preziosi, i cili ka kartonin e portierit, por për momentin nuk ka asgjë konkrete. Por nëse Milani është i interesuar për 20-vjeçarin duhet të nxitojë sepse për Perin kanë shprehur interes si Zeniti i Luciano Spallettit ashtu edhe Manchester City i Roberto Mancinit.