Fabio Quagliarella po i jep fitoren skuadrës së tij në derbin e Italisë mes Inter dhe Juventus, që po zhvillohet në këto momente në San Siro. Sulmuesi italian shënoi një supergol në minutën e tretë duke mos i dhënë asnjë shans Samir Handanoviç të reagonte. Juventusi po udhëheq 0-1, në ndeshjen, ndërkohë të dy ekipet e kërkuan nga një penallti, për shkak të prekjes së topit me dorë në zonë nga Bonucci dhe Zanetti.