Xavi Hernandez ka mundur shumë lehtë të hynte në mesin e golashënuesve të Spanjës në ndeshjen ndaj Francës, në kualifikimet për Botërorin 2014.
Mirëpo, mesfushori spanjoll u bë protagonist i huqjes më të madhe në karrierë.
Edhe pse doli përballë portës, nuk arriti ta mposht portierin Hugo Lloris nga një afërsi e jashtëzakonshme.
Sido që të jetë, gabimin e Xavit e përmirësoi bashkëlojtari i tij tek Barcelona, Pedro Rodriguez, që e shënoi golin e fitores.