Chelsea-Mourinho, arrihet akordi
Chelsea-Mourinho, arrihet akordi Jose Mourinho e ka kaluar fundjavën në Londër me pretekstin ndjekjen nga afër të miqësores së djeshme të "Stamford Bridge" mes Brazilit dhe Rusisë. Sipas "Daily Mail", tekniku portugez ishte në listën e të ftuarve të Federatës braziliane të futbollit por nuk është parë në asnjë cep të stadiumit. Me siguri, "Special One" ka qënë në Londër për tu takuar me bosin e Chelsea, Roman Abramoviç. Sipas tabloidit britanik, pavarësisht mënyrës se si Mourinho u nda me klubin londinez në vitin 2007, ai është kandidati kryesor për të zëvëndësuar Rafa Benitez dhe mes palëve tani është arritur edhe një para-akord. Jose Mourinho ka një kontratë me Real Madrid, e cila skadon në vitin 2016.