Barton: Neymar? Justin Bieber i futbollit

Pas zerave mbi nenshkrimin e kontrates mes talentit brazilian Neymar dhe Barcelones nuk ngurojne te vijne ironite e para mbi yllin e futbollit brazilian.
30-vjecari Joey Barton, nuk eshte impresionuar aspak nga sulmuesi Brazilian, kur e ka para ate ne aksion per Brazilin, mbremjen e se henes. Ai ka patur vetem nje gje per te thene per Neymar, yllin e Santosit dhe Brazilit: “Me duket njesoj si Justin Bieber, por ne boten e futbollit per te cilen po flasim”.
Ky ka qene opinion fillestar i msfushorit qe momentalisht luan me Olympique de Marseille. Ai e ka ritheksuar mendimin e tij pasi ka pare ndeshjen mes Brazilit dhe Rusise.
“Neymar eshte Justin Bieber i futbollit. Eshte brilant ne Youtube, por nje ‘macok’ ne realitet - ka shkruar  Barton, ne profiling e tij personal ne rrjetin social Twitter – Eshte e mrekullueshme sesi shenjat qe le ne Youtube e bejne kaq te paarritshem….”
Neymar ka thene muajin e kaluar se nuk ka degjuar kurre te flitet per Barton-in. Pork y i fundit ia ka rifreskuar kujtesen duke thene: “ Njerezit duhet te pushojne se foluri budallalleqe. Une kam shenuar njehere 77 gola ne 1 sezon ne Rainhill dhe Byrne u14, dhe kane qene kampionate shume te fuqishme. Njerezit vertet duhet te logjikojne kur flasin, sepse Neymar nuk ka asnje lidhje me nivele futbollistesh si Messi apo Cristiano Ronaldo”.
Edhe pse Neymar ‘nuk ka degjuar asnjehere per Barton’, ndoshta tani ka ardhur koha, t’i ktheje pergjigje ketyre mesazheve shqetesuese.