Që prej ditëve të para, dy të rinjtë janë afruar dhe shpesh janë veçuar nga pjesa tjetër e grupit. Më e dhënë është dukur Joana, e cila edhe pse në shumë raste e refuzuar nga Anaidi, sërish ka tentuar të afrohet e ta ketë pranë. Ajo ka thënë tek banorët e tjerë se i pëlqejnë përqafimet e Anaidit dhe ka nevojë ta ketë pranë .
Për këtë arsye 26- vjeçarja vendosi t’i japë fund marrëdhënies shumëvjeçare me të dashurin që jeton në Greqi. Ndoshta kjo skenë do të transmetohet sonte gjatë spektaklit,!