Mourinho qëndron, Casillas ikën?

Klubet më të mëdha në Europë po monitorojnë me kujdes në disantacë duelin mes Jose Mourinhos dhe Iker Casillas, që duket se do të lërë pasoja të pashmnagshme në fund të sezonit. Sipas prestigjiozes spanjolle "AS", portieri "Los Blancos" u ka thënë në konfidencë disa miqve të tij të afërt se nëse portguezi do të konfirmohet te Reali edhe për sezonin e ardhshëm, ai duhet të gjejë një skuadër tjetër.

 Raporti i vështirë mes Mourinho dhe portierit spanjoll nuk është më sekret, për këtë arsye klube të rëndësihme në Europë kanë hedhur sytë nga portieri kampion Bote dhe Europe në fuqi, i cili konsiderohet një nga të mirët në botë. Trajneri i Arsenal, Arsene Wenger, është gati t’ia plotësojë kërkesat financiare gardianit që muajin e ardhshëm do të mbushë 32 vjeç. 

Edhe pse Casillas ka edhe katër vjet kontratë me Realin, sipas "Daily Mail", Topçinjtë kanë përgatitur një ofertë prej 20 milionë eurosh. Një sy drejt Casillas, ka hedhur edhe Sir Alex Ferguson, megjithatë vështirë të flitet për oferta konkreta për momentin, përderisa e ardhmja e Mourinhos në Madrid është në dyshim. Nëse në Angli ka sinjale domethënëse për blerjen e Casillas, një transferim i mundshëm në Itali duket i pamundur për faktin e thjeshtë që Buffon, që është portieri më i paguar në Serie A, përfiton 3.6 milionë euro në sezon, thuasje sa gjysmë e shumës që Reali i paguan Casillas. 

 Nga situata e paqartë e Casillas mund të përfitojë Barcelona, që nuk po e bind dot Victor Valdes për të vijuar karrijerën në Katalaunjë. Mund të duket një mision i pamundur, por tranferimet e së kaluarës kanë treguar se në futboll nuk ka përjashtime. Për momentin, gjithcka mbetet në kuadrin e zërave të merkatos, pasi e ardhmja e Casillasit mund të ndryshojë vetëm nëse Mourinho dhe Florentino Perez vendosin për ta respektuar deri në fund kontratën