Mourinho: Ende nuk kemi biseduar për të ardhmen,por...
Ne qendër të shumë spekulimeve për të ardhmen e tij, trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, ka thënë se ai ende nuk ka filluar bisedimet me zyrtarët e Real Madridit për të ardhmen e tij. Mourinho, i cili po lidhet me një rikthim te Chelsea dhe Interi, thotë se kur ai do të vendosë të flasë për të ardhmen, këtë do ta bëjë me presidentin e Real Madridit, Florentino Perez. “Kur sezoni të mbarojë, unë do të ulem dhe do të bisedoj me atë që duhe të bisedoj dhe ai është Perez, që pos faktit që është president është mik i mirë i imi”. “Ne do të ulemi të bisedojmë qetësisht për të ardhmen time, sikur dy miq që dalin të pinë kafe apo një gotë verë”, ka potencuar Mourinho.