Deklarata “Bomb” E Samuel Eto’o


Dy javë pas denoncimit të fundit, Samuel Eto’o rikthehet të denoncojë sërish dhe kësaj rradhe shigjetat drejtohen nga Federate e Futbollit të Kamerunit në vigjilje të ndeshjes eleminatore për në Brazil 2014 kundër Togos.Pasi i quajti të gjithë të korruptuar, ish sulmuesi i Inter dhe Barcelonës ka lëshaur një tjetër bombë.“Federata kërkon të më vrasë. Kam marrë kërcënime për jetën ndaj dhe jetoj me truproja. Nuk mund të ha me shokët e mi nga frika se mos më helmojnë. Nëse gjithçka shkon mirë do të largohem nga kombëtarja pas Botërorit”, është shprehur sulmuesi i Anzhi, Samuel Eto’o.